07.04.2021
Cilat janë madhësitë e ndryshme të vidave vetë-shpuese?
Në këtë video ne ju tregojme madhësitë e ndryshme të vidave vetë-shpuese, si ti përdorim ato dhe llojet e pllakave të gipsit për të cilat janë të përshtatshme.
Vidë vetë-shpuese është një vidë me majë të mprehtë e projektuar për fiksimin e pllakave të gipsit në profilet e metalit me trashësi metali deri ne 2.0mm. Technogips Pro ofron 4 madhësi standarte të vidave të gipsit:
- Vidë vetë-shpuese TB 3.5 x 25
- Vidë vetë-shpuese TB 3.5 x 35
- Vidë vetë-shpuese TB 3.5 x 45
- Vidë vetë-shpuese TB 3.5 x 55
Ne rekomandojmë përdorimin e vidave vetë-shpuese TN për aplikim të brendshëm me pllaka gipsi tip A, tip H2, tip DF, tip DFHL dhe komfort akustik ekstra, lloji DFH2.
Vidat fiksohen me një kaçavidë për gips e cila duhet të mbahet pingul me pllakën e gipsit, në mënyrë që këndi midis pllakës dhe vidës të jetë 90 gradë. Koka e vidës duhet të depërtojë 1 mm nën sipërfaqen e pllakës dhe fundi i lirë i vidës duhet të hyjë të paktën 10 mm në hapësirën e zbrazët të profilit.
Përmasat e ndryshme të vidave vetë-shpuese përdoren si më poshtë:
- Për një veshje me një shtresë të pllakave të gipsit me trashësi standarde 12.5 mm dhe një profil metalik deri në 2.0 mm, ne përdorim vida vetë-shpuese TN 3.5 x 25.
- Për shtresën e dytë të një veshje me dy shtresa të pllakave të gipsit me trashësi standarde 12.5 mm dhe një profil metali deri në 2.0 mm ne përdorim vida TN 3.5 x 35. Kur pllakat kanë një trashësi individuale prej 15 mm, ne përdorim vidën TN 3.5 x 45 për shtresën e dytë.
- Për shtresën e tretë të një veshje me tre shtresa të pllakave të gipsit me trashësi standarde 12.5 mm ose 15 mm dhe një profil metali deri në 2.0 mm, ne përdorim vidë TN 3.5 x 55.