03.03.2021
Si të varni një ngrohës uji në muret e gipsit?
Në këtë video ne ju demostrojmë se sit ë ndërtojmë me shpejtësi dhe lehtësi një strukturë të përforcuar nga profilet UA për montimin e një ngrohësi uji në një veshje muri.
Vegla dhe produkte që ju duhen:
- Profile premium UË
- Profile premium CË
- Këndore UA
- Bulon për këndoret UA
- Profile premium UA
- Vidë vetë-shpuese TB 3.5х25
- Pllakë gipsi rezistente ndaj lagështirës lloji H2
- Metër shirit
- Shenues
- Lapës
- Nivel
- Prerese per anet
- Kacavide per ndertimet e thata
- Sharre per ndertimet e thata
- Çelës
Këto janë hapat për tu ndjekur:
Ne fillojmë me piketimin e aksit të veshjes së murit në dysheme dhe tavan. Ne masim profilet perimetrale UË dhe I montojmë ato në dysheme dhe në tavan duke përdor vidat e duhura. Pataj ne vazhdojme me matjen e CË vertikale te fundit të cilën ne më pas e montojmë në mur.
Kalojmë në rregullimin e këndeve UA në profilet UA. Ne përdorim bulona për këndet UA për këtë qëllim. Pastaj ne rregullojmë profilet UA në profilet perimetralë UË. Lëreni këndin e sipërm UA me bulona të lirshme në profiling UA për të shmangur lidhjen e ngurtë midis murit ndarës dhe strukturës kryesore. Kjo ndihmon në shmangien e çarjeve në bashkime për shkak të deformimeve në strukturënkryesore të ndërtesës nga rrëzimi, tërmeti ose ulja e pllakës së dyshemesë. Paastaj ne rregullojmë profilet UA në profilet periferike UË.
Duke përdorur një lapës , ne shënojmë distancën në të cilën profile horizontal UA do të montohet. Ato do të përdorren për montimin e ngrohësit të ujit në mur. Ne montojmë këndore shtesë UA në zonën e shënuar duke përdorurbulona për këndoret UA. Ne presim dy profile UA me gjerësi 600mm (distance midis profilit vertikal në veshjen e murit) dhe I montojmë ato në këndoret UA me bulona. Për një qëndrueshmëri maksimale dhe fortësi të strukturës , në shtrengojmë me murin profilet e lira vertikale UA , duke përdorur këndoret UA dhe vidat vetë shpuese TB 3.5 X 25 ose TEX LB 4.2 X 13
Ne shënojmë pozicionin në të cilin ne do të vendosim fiksueset për ngrohësin e ujit dhe hapim vrimat në profilet horizontale që te montojmë në to fiksueset.
Pasi të kemi montuar të katër fiksueset, ne vazhdojmë duke e mbyllur veshjen e murit me pllakë rezistente ndaj lagështirës Technogips Pro të llojit H2. Për këtë gjë në fillim ne presim vrimat për fiksueset me një sharre dhe pastaj ne fiksojmë pllakën në profilet vertikale në mur me vida vetë shpuese TB 3.5 х 25.