link to homepage logo

19.08.2020

Si te instalojme nje kuti shperndarje ne muret e gipsit?

Ne kete video ne do ju tregojme ju sit e instalojme nje kuti shperndarje treshe dhe kuti per instalimin e Tv&Lan ne muret e gipsit.

Fillimisht , eshte e nevojshme te kemi ngritur strukturen mbajtese me profile dhe nje ane e murit e mbyllur me pllaka gipsi.

Tubi fleksibel ne te cilin do te kalojne telat elektrike duhet te kaloje neper prerjet speciale H, qe jane te bera neper profilin CW. Nese perdorim dhe profile UA,  eshte e nevojshme te perdoret nje hapese konike per te hapur madhesine e nevojshme per te kaluar tubin.

Distanca standarte per instalime horizontale per kaujt elektrik eshte 30 cm poshte tavanit kryesor.

Kabujt kalojne pergjate murit ne destinacionin e deshiruar. Lartesia e instalimit e matur nga dyshemeja e perfunduar duhet te jete nga 30 cm ne 50 cm, ne varesi te preferences se banorit.

Pasi te vendosni kabujt ne tubin fleksibel , montojme leshin mineral dhe mbyllim murin me pllaken e dyte te gipsit.

Hapi tjeter eshte te shenojme pozicionin e kutise shperndarese ne pllaken e gipsit te montuar.  Duke perdorur nje hapese me diameter 67 mm - dhe duke bere me ate tre vrima perfitojme masen standarte te nje kutie shperndarese te vetme qe perdoret ne godinat me mure te thata. Duke bashkuar tre vrimat ne nje duke prere me thike dhe drejtuar pjeset e mbetura midis tyre. Ne hapje e formuar, instalojme kutine e shperndarjes dhe pastaj daljet per elektrikun, Tv&Lan.