Kujdesi për natyrën

Qëndrueshmëria paraqet një sfidë për të prodhuar një produkt që na lehtëson jetën, ndërkohë që redukton efektet mbi mjedis të prodhimit, transportit dhe montimit brenda limitesh të caktuara. Që nga themelimi, Technogips Pro ka zbatuar me rigorozitet principet e rritjes së qëndrueshme si:

Green corner

  • Përdorimi i lëndëve të para që nuk dëmtojnë mjedisin
  • Distanca të shkurtra transporti
  • Proces prodhimi me konsum të ulët energjie dhe emetime të ulëta
  • Zero mbetje nga prodhimi
  • Proces i mbyllur riciklimi / Riciklim

 

Qëndrueshmëria është një term që ka qenë aktiv që nga 1987, pas raportit “E Ardhmja Jonë e Përbashkët” të Komisionit Botëror të Kombeve të Bashkuara mbi Mjedisin dhe Zhvillimin (WCED). Në atë raport zhvillimi i qëndrueshëm përcaktohet si “zhvillim që përmbush nevojat e momentit pa cënuar mundësinë e brezave të ardhshëm për të plotësuar nevojat e tyre”. Aktualisht qëndrueshmëria përdoret gjerësisht si një term i lidhur me ekologjinë.  Qëndrueshmëria mund të jetë sociale (përgjegjësia korporative dhe morale ndaj nevojave dhe prosperitetit të qenieve njerëzore), ekonomike ( që do të thotë rritje e qëndrueshme ekonomike), dhe mund të ketë lidhje edhe me mjedisin, që është edhe kuptimi i saj kryesore. 

Technogips Pro është certifikuar sipas standardeve të të Këshillit të Menaxhimit të Pyjeve (FSC) për menaxhimin dhe monitorimin e origjinës së letrës si lëndë e parë në prodhim.

Pse FSC?