Si te instalojme ne muret e gipsit nje kuti komandimi per ndricimin?

2020-08-12 14:13:00

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Ne kete video do ju tregojme se si mund te instalohet ne muret e gipsit nje kuti komandimi  per ndricim.

 

Fillimisht , eshte e nevojshme te kemi ngritur strukturen mbajtese me profile dhe nje ane e murit e mbyllur me pllaka gipsi.

Tubi fleksibel ne te cilin do te kalojne telat elektrike duhet te kaloje neper prerjet speciale H, qe jane te bera neper profilin CW. Nese perdorim dhe profile UA,  eshte e nevojshme te perdoret nje hapese konike per te hapur madhesine e nevojshme per te kaluar tubin.

Distanca standarte per te kaluar instalimin horizontal per kabullin e ndricimit eshte 40 cm nen kuoten e tavanit.

Si pershkrimi I mesiperm, kalojme tubin pergjate murit deri ne vendin ku kemi percaktuar qe do te vendoset kutia e celesit te komandimit.

Montimi standart I celesit te komandimit behet nga ana qe hapet dera dhe miinimumi 15 cm nga kasa e saj. Lartesia e celesit nga kuota perfundimtare e dyshemese behet nga 90 cm deri ne 140 cm, ne varesi te preferences te banoreve.

Pasi te montojme kabullin ne tubin fleksibel, montojme leshin mineral dhe mbyllim me pllaka gipsi anen tjeter te murit.

Hapi tjeter eshte te montojme celsin e komandimit ne pllakat e gipsit. Duke perdorur nje hapese gipsi me diameter 67 mm- masa standarte e nje celesi me  nje komandim per muret e gipsit.  Ne kete hapsire montoni kutine e celesit te komandimit dhe pastaj vet celesin ne te.